Petrit Vasili: Rama tani edhe drejtues i SPAK, kryetar i KLGJ, kryetar i Vetingut dhe…
Nga Petrit Vasili:
Rama tani edhe Drejtues i SPAK, Kryetar i KLGJ, Kryetar i KLP, Kryetar i Vetingut dhe Inspektor i Lartë i Drejtësisë!
Rrëmbeu çdo pushtet, rrëmbeu çdo fond publik ndaj tani s’ka me kë ta ndajë përgjegjësinë e zullumi përveç vetes.
Në krye të gjithçkaje është vetëm ai, Rama!
Rama e di këtë, ndaj i bën presion SPAK-ut që të mos veprojë.
Fatura e zullumit është 10 miliard euro, ja ku është:
🚩Koncesionin e Rrugës së Kombit
🚩Koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit
🚩Koncesionin e Aeroportit të Kukësit
🚩Aferën e depozitave të naftës në Porto Romano
🚩Aferën e Astririt ku kilometri i Rrugës shkoi 25 milion euro kilometri
🚩Rrugën Kardhiq Delvinë, që nuk mbaron kurrë e ndërkohë ha miliona pa mbarim.
🚩Rrugën e Arbërit dhe tunelet, që kushtojnë 38 milion euro kilometri.
🚩Aferën e frikshme të Portit të Durrësit të kundërshtuar fort nga vetë Bashkimi Europian.
🚩Aferën e Butrintit, që nga shkatërrimi i Parkut Kombëtar e deri tek vetë siti i çmuar arkologjik.
🚩Koncesionin e plazhit të Gjeneralit.
🚩Shitjen e ARMO për skrap.
🚩Koncesionin e CHECK UP.
🚩Prishjen e Parkut pas Universitetit të Tiranës për ndërtime dhe rrugë për llogari të oligarkëve, që shkatërrojnë edhe të vetmin gjelbërim të mbetur në Tiranë.
🚩Katet pa leje të kullave të oligarkëve në mes të Tiranës, kur qytetarët çohen në polici për një dritare apo riparim banese.
🚩Licensimin e Bankave me aksionerë të regjistruar në OFFSHORE.
🚩Aferën shumë të rëndë të Teatrit Kombëtar.
🚩Aferën e vendosjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve, në pazar të hapur qeveri dhe oligarkë, ku këta të fundit kanë po vetë monopolet e tyre të mbështetur nga qeveria.
🚩Inceneratoret dhe qindra milionat e vjedhur në to.
🚩Arbitrazhe të humbura me qindra milion euro për faj të qeverisë, një dem i pallogaritshëm ky për ekonominë shqiptare.
🚩Dhjetra Ligje dhe VKM të bëra me porosi të oligarkëve ku deputetët e ministrat rilindas me Ramën në krye kanë votuar në Parlament e qeveri.
🚩Qindra milionë euro të rindërtimit të përdorura hapur për të blerë vota.
🚩Qindra milion euro tendera sekrete të miratuara nga qeveria e tij për pandeminë me çmime dhjetra herë më të larta
🚩Fshehja kriminale nga ai dhe qeveria e provuar botërisht, e mijëra qytetarëve që humbën jetën nga Covid.