Petrit Vasili: A ka turp ky njeri, që nuk kursen as Kuranin?!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili komentoi sot në një dalje për mediat vendimin e këshillit të ministrave për hapjen e kazinove në disa zona të kryeqytetit.

Ndërsa publikoi një video me deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me këtë çështje Vasili u shpreh se tashmë çdo qytetar mund të kuptojë se kemi një kryeministër të kapur nga krimi.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Po a ka turp ky njeri, që nuk kursen as Kuranin?!

Po ky që rihap sot bixhozin në mes të Tiranës, dje shpërdorte edhe Kuranin për palaçollëkun e tij politik dhe për gjoja mbylljen, që demek do t’i bënte bixhozit.

A e beson e degjon më njeri këtë mashtrues, që nuk kursen as Kuranin, mendo më njerëzit që i mashtron deri në palcë pa u skuqur hiç.

SHKARKO APP