Petrit Vasili reagon ngjarjen e gazetarit Gjencaj: Veprim i turpshëm, sa të jetë Rama policia armike e medias!
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas ngjarjes së gazetarit Ergys Gjençaj, i cili u arrestua nga policia pas një operacioni ku dështuan të kapnin një person. Vasili shkruan se sa kohë që të jetë Rama në pushtet, polcia do të ketë armike median.
Postimi i plotë
Ergys Gjençaj përballë policisë së turpit!
Ca ordinere policie, palaço gojepisa, qe krimineleve dhe trafikanteve ju marrin te keqen i vërsulen si kafshe gazetarit te mirënjohur Ergys Gjençaj.
Ergysi bënte detyrën si gazetar, por “gaboi” se po filmonte ordineret e policisë.
Ky është turp nuk është polici.
Kjo është një shëmti për te cilën qytetarët provojnë veç neveri.
Këtë neveri e pëlqen vetëm Edi Rama.
Sa kohe te jete Edi Rama do te jete kjo polici armike medias dhe e qytetareve dhe mike e krimineleve dhe trafikanteve.