Petrit Vasili: Rritja e vdekjeve nga COVID 103%! SPAK, zgjohu dhe heto skandalin!

Nga Petrit Vasili

SPAK vazhdon fle mbi skandalin, rritja e vdekjeve nga COVID 103%!
Rritje prej 103 % e vdekjeve me COVID pas 27 ditësh, duke krahasuar me 27 ditë para dhe pas denoncimit të opozitës.
Rastet e vdekjeve u rritën nga 188 ne 383, pra plot 103 % .
Prej datës 24 tetor deri në 19 nëntor janë shenuar 188 raste humbje jete nga COVID në Shqipëri.
Ndërsa pas denoncimit nga Opozita të problemit të vdekjeve, që prej datës 20 nëntor deri 16 dhjetor pati 383 raste humbje vdekje.
Rritje prej 103% pas 27 ditësh tre javesh para dhe pas denoncimit të opozitës.
Rastet e vdekjeve u rritën nga 188 ne 383, pra plot 103%.
Asgjë nuk ka ndyshuar.
Virusi është i po njëjti.
Ndërsa ndryshimi është vetëm denoncimi i opozitës për fshehjen e numrit real të vdekjeve.
SPAK i njohur për frikën e madhe për të hetuar qeverinë nuk po e mund dot frikën dhe kapjen që të hetoje këta tregues kritikë me rritje të vdekjeve 103%, që flasin vetë.
SPAK po bëhet bashkëfajtor i një situatë shumë të rëndë, që lidhet me humbjen e jetës së shqiptarëve.
SPAK zgjohu dhe dhe vepro, sepse asnjë levdatë artificiale në shqip apo anglisht nuk të mjafton si alibi përpara fshehjes së vdekjeve të shqiptarëve.

SHKARKO APP