Petrit Vasili: S’kemi një republikë të maxhorancës

“Sot nuk kemi një republikë të maxhorancës. Shqiptarë të lumtur me drejtësinë nuk ka as në maxhorancë dhe as në opozitë”. Ky është argumenti i kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili për nevojën e gjetjes së konsensusit në realizimin e reformës në drejtësi.

“Mbi 90% e shqiptarëve janë të zemëruar me drejtësinë, dhe këto 90 % nuk janë të maxhorancës. Thënë kjo duhet një reformë që të tërë shqiptarët e besojnë dhe kanë pritshmëri pozitive, pasi efektet nuk do ndihen në 24 orë por në kohë. Këtij zhgënjimi nuk i jepet zgjidhje as me populizëm dhe as revolucione. Konsensusi është një plus i madh politik , psikologjik dhe shoqëror që i jep besueshmëri kësaj reforme” tha Petrit Vasili i ftuar sot në mëngjes në emisionin “Ditë e Re” në Ora News.

Për nënkryetarin e LSI-së, “është momenti që për herë të parë pjekuria politike dhe gjakftohtësia e tyre duhet të jetë në maksimumin e tyre, sepse është një reformë me të cilën nuk bëhet shaka”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rëndësi ka jo të bëjmë revolucion por të përmirësojmë ata momente të cilat në sistemin e drejtësisë nuk kanë funksionuar mirë. Nuk ka nevojë për revolucion por për profesionalizëm e gjakftohtësi” tha zoti Vasili duke e mbyllur intervistën me këtë shprehje:
“Është momenti i vendimmarrjeve të mëdha, sepse nesër nuk do të flitet sa orë qëndruan në tavolinë, apo sa herë u ngritën nga ajo, por do flitet se çfarë produkti u prodhua”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?