Petrit Vasili: Studimi i revistës “Forbes” tregon qartë se çfarë gënjeshtari pa shërim është Edi Rama
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar studimin e revistës “Forbes”, ku thuhet se, mes 200 shtetesh, Shqipëria renditet nga fundi për masat kundër COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se “Studimi i revistës “Forbes” tregon qartë se çfarë gënjeshtari pa shërim është Edi Rama”.
Postimi i plotë i Vasilit
Rama çfarë gënjeshtari dhe studimi i Forbes për Pandeminë!?
Sot 44 raste të reja me COVID-19.
Në pikun e pandemisë numri më i lartë ishte në 3 prill 27 raste.
“Suksesi madhështor” i Edi Ramës pas izolimit idiot 2 muaj e gjysmë është rritja me 62%.
Ja në çfarë duar është shendeti i shqiptarëve.
Edi Rama gënjente pak javë më parë pa ju dridhur syri se kishte bere mrekulli botërore në menaxhimin e pandemisë. Ja çfare thoshte:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehej Rama.
Studimi i Forbes tregon qartë se çfarë gënjeshtari pa shërim është Edi Rama.