Petrit Vasili, thirrje qeverisë: Hap veshët, dëgjo, mos e trash më fajin me pandeminë!

Nga Petrit Vasili

Qeveri hap veshet, degjo, mos e trash më fajin me pandeminë!!

Pandemia po precipiton rrezikshëm, kërkon masa të rrufeshme!

Qeveria ka detyrim të degjojë sepse nuk është as pronare e shëndetit të njerëzve dhe as pronare e taksave të qytetarëve, por thjesht administratore e tyre.

Ka dështuar totalisht me shëndetin dhe Menaxhimi i Pandemisë flet vetë.

Qeveria s’mund të vazhdojë të marrë më qafë njerëzit dhe ka detyrim të dëgjojë për të mos trashur edhe më fajin e saj tashmë shumë të rëndë.

Të hapet urgjentisht komunikimi dhe të degjohen ekspertët mjekësore, menaxherë shëndetësore etj. pavarësisht simpatisë apo antipatisë së Qeverisë.

Masat duhet te jenë të rrufeshme, të orientuara vetëm te problemi dhe zgjidhja praktike.

Të evitohen masat dhe modelet e ripërsëritura të dështuara.

Të eliminohet qëndrimi disfatist i Qeverisë: “kështu ndodh kudo”.

Të rritën testimet, të përdoret çdo kapacitet shtesë Laboratorik publik apo privat.

Ka vetëm një moto: “Qytetarët kanë të drejtë të testohen dhe të marrin përgjigje brenda 24 orësh për testin e tyre”.

Dekoncentrim i menjëhershëm drejt Spitaleve të Rretheve të kujdesit spitalor për Covid.

Asnjë pacienti të renduar me covid nuk mundet kurrë që ti mohohet një shtrat spitalor.

Të sigurohen mjetet e nevojshme mbrojtëse për kujdesin parësor, sepse mjekët e familjes dhe infermierët në qendrat shëndetësore s’mundet kurrsesi ti sigurojnë vetë.

Te shumëfishohen mjetet financiare në dispozicion të shëndetësisë nga Qendra Shendetësore Spitalet Rajonale dhe QSU “Nënë Tereza” dhe Spitali i Sëmundjeve të Mushkërive të Tiranës.

SHKARKO APP