Petrit Vasili: Tjetër audiopërgjim, rëndohet shumë më keq pozita e Majlinda Bufit!

Nga Petrit Vasili:

Tjetër audiopërgjim, rëndohet shumë më keq pozita e Majlinda Bufit!

Në një tjetër audiopërgjim shumë i rëndë, që rrënon përfundimisht pozitën ligjore dhe morale të Majlinda Bufit.

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK dhe KQZ s’mund të vonohen më asnjë minutë sepse janë përpara një përgjegjësie shumë të madhe ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë audiopërgjim dëgjohet shumë qartë se si Kryetarja e Bashkisë Rroskovec Majlinda Bufi i bën presion dhe arrin deri në kërcënime një qytetari hallexhi, i cili ka bindje të kundërta politike.

Bufi jo vetëm i kërkon atij që të mos përfshihet në fushatë, por i bën thirrje që të mos marrë pjesë fare në votime.

Kjo është një vepër penale skandaloze.

Në kundërshtim flagrant me Ligjin dhe nenin 329 Kodit Penal, i cili për kanosje apo dhunim ne zgjedhje percakton se:
“kanosja që i bëhet zgjedhjësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesëose jo në votime”, përbën kundravajtje penale, dhe dënohet nga tre muaj, deri në dy vjet burg.”

SPAK- u duhet të ishte tashmë në veprim qe mbas denoncimit të emisionit Piranjat për kërcënimin e sanitares së një shkolle.

Ndërsa pas këtij Audio përgjimi tjetër, SPAK dhe KQZ nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë Majlinda Bufi të konkurojë në zgjedhjet e 14 majit për arsye të veprimeve mafioze dhe të kundërligjshme si dhe duhet të hapet urgjentisht çështje penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?