Petrit Vasili: Tradhtia e Ramës duket sheshit! Europa është kundër Ballkanit të Hapur

Nga Petrit Vasili

Asnjë minutë më shumë në Ballkanin e Hapur serborus antieuropian të Ramës!
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos e konsideron Ballkanin e Hapur nje nismë jashtë rrugës së integrimit.
Pra Europa është shumë e qartë kundër Ballkanit të Hapur si një nisme antieuropiane proserbe, anti Kosovë dhe përçarëse.
Ne 6 mars kërkova zyrtarisht daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur.
Amendamenti për daljen nga Ballkani i Hapur, të cilin unë propozova u votua kundër nga Edi Rama dhe karikaturat parlamentare qe e rrethojne.
Edi Rama si serborus i kapur per fyti është kundër Europës sepse ai ka marrë urdhër nga shefat e tij lindore qecte pengoje me çdo kusht integrimin dhe te demtoje me sa te mundet Kosovën.
Tradhtia e Edi Ramës është sheshit dhe në dritën e diellit.
Edi Rama duhet përballur siç përballet nje tradhtar….ballë për ballë dhe fort!!
Është koha ti rikthehemi Amendamentit dhe ta votojme daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur.
Ja teksti i Amendamentit për daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur rusoserb:
🔴 AMENDAMENT:
Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:
-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.
-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.
-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.
-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.
-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.
– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.
Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:
Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.
Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.
Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.
Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?