Petrit Vasili: Turp! Rilindasit votuan dje në Kuvend në krah të Serbisë

Nga Petrit Vasili

Rilindasit ne Kuvend votojnë për turp në krah të Serbisë!
Dje rilindasit në Kuvend votuan kundër Amendamentit për daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur.
Rilindasit varën nëpër karriget e Parlamentit bluza me ngjyrat e flamurit ukrainas. Kjo ishte shfaqja e pështirë rilindase e gjoja solidaritetit me Ukrainën.
Por prova e të vërtetës dhe e sinqeritetit ishte votimi ndaj Amendamentit për daljen nga Ballkani i Hapur.
Ndërsa Serbia del hapur kundër sanksioneve ndaj Rusisë, që ka sulmuar egërsisht Ukrainën, dhe vihet në krah të pushtuesve ruse, rilindasit me Edi Ramen në krye bëjnë sikur derdhin lot krokodili për Ukrainën, por nuk guxojnë të votojnë kundër Serbisë kolaboracioniste.
Parlamenti Europian në Rezoluten e 1 marsit 2022 i vë gishtin dhe flet qartë për përgjegjësitë e rënda, që bien mbi Serbinë për refuzimin e sanksioneve dhe i drejtohet me emër asaj.
Ndërsa tradhtaret rilindas në Kuvendin e Shqipërisë as që nuk guxojnë ti zënë emrin me gojë Serbisë dhe votojnë si minj kundër Amendamentit per daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur serbo-rus.
Turp! Kjo është tradhti ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe Ukrainës.
Paçin faqen e zezë!
Do të mbahen mend gjatë që në momentin e të vërtetës u rreshtuan në krah të pushtuesve rusë dhe kundër ukrainasve, në krah të Serbisë dhe kundër Kosovës, në krah të Vuçiçit dhe kundër shqiptarëve.

SHKARKO APP