Petrit Vasili viziton në QSUT të plagosurit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vizituar gjatë mbrëmjes të plagosurit nga shpërthimi i ndodhur në Beragozht të Pogradec, të shtruar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pasi është njohur nga afër me gjendjen shëndetësore të rreth 30 personave të shtruar në këtë spital për shkak të lëndimeve të marra, 6 prej të cilëve paraqiten në gjendje më të rëndë, Vasili është shprehur se mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë për trajtimin e duhur dhe në kohë, teksa u ka uruar shërim të shpejtë.

“U urojmë shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo ngjarje e rëndës. Situata është në ndjekjen e mjekëve, të cilët po u bëjnë trajtim profesional e të shpejtë pacientëve. Të lënduarit po marrin një trajtim të plotë terapeutik e kirurgjikal. Stafi i QSUT-së është në gatishmërinë e duhur”, – tha Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?