Petrit Vasili zbulon faktet: Ja si u shkel 5 qershori

Votimi i djeshëm në Parlament i Kodit të ri Zgjedhor shkel Marrëveshjen e 5 Qershorit, firmosur nga palët politike në vend nën monitorimin e faktorit ndërkombëtar. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili se PS ndryshoi në Kuvend ligjet për të cilat ishte rënë dakord më 5 qershor që të mos ndyshoheshin në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili sjell si shembull nenet 67 dhe 164 të Kodin Zgjedhor që u ndryshuan me konsensus më 5 qershor por që sipas tij, u zhbënë dje me votimin në parlament.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Petrit Vasilit: 
5 qershori u shkel, ja Faktet!!
5 qershori u shkel dhunshëm dhe faktet flasin ulërasin.
Cdo alibi për Edi Ramën, që shkeli 5 qershorin është kundër popullit shqiptar.
Nenet që u ndryshuan në 5 qershor dhe u miratuan në 23 korrik u asgjësuan vetëm pas një jave në 30 korrik.
Vetëm një mashtrues si Edi Rama mund ta mohojë këtë, por faktet sërish ulërasin.
Alibitë për mashtruesin janë faj i rëndë.
Ja se si u ndryshuan me konsensus në 5 qershor nenet 67 dhe 164 të Kodit Zgjedhor, që u zhbënë dje.
Image may contain: text

SHKARKO APP