Petrit Vasili: Zot ruaje kryeministrin tonë dhe (Gjinot) e opozitës së re
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i kthehet sërish tentativës së mazhorancës dhe kryetarit të saj Edi Rama për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën e vendit duke grisur kështu edhe marrëveshjen politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore, marrëveshje kjo e ndërmjetësuar nga ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe të akredituar në vendin tonë.
Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Vasili teksa e krahason Ramën me Hitlerin, shprehet se historia ka ligje të pamëshirshme që s’të falin asnjë gjë.
Reagimi i plotë:
“Hitlerit kur i erdhi ngordhja çoi në front edhe 14-vjeçarët, ngaqë s’dinte më se ç’bënte.
Edhe ky KM-ja ynë do që të hedhë ngordhjen e vet me 14-vjeçarët (Gjinot) e opozitës së re.
Hitleri ja hoqi vetes në bunker, ndërsa14-vjeçarët e shkretë të Hitlerit mbetën fushave e pyjeve të Rusisë, e s’u kthyen më kurrë.
Zot ruaje KM-në tonë dhe 14-vjeçarët e tij se s’dinë ç’bëjnë!
Për dreq, historia ka ligje të pamëshirshme, që s’falin as edhe një!!”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.