“Petulla katuni me të ik truni”, Presidenti ndalon dhe ha petulla katuni!
Teksa ka shijuar ecjen buzë detit, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është ndalur dhe ka marrë petulla pranë një biznesi të vogël. Kreu i shtetit thotë se ata janë njerëz të thjeshtë punëtorë, e që shërbejnë me kaq dashuri.
”Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”,-shkruan Meta në facebook.