Peza: Gjykata kthen mbrapsht padinë e PD-së për AMA-n

Nënkryetari i komisionit parlamentar të medias, Alfred Peza, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se “Gjykata ka kthyer mbrapsht padinë e PD për AMA.”

Sipas nënkryetarit Peza, në bazë të nenit 154/a te Kodit te Procedures Civile, kjo padi quhet se nuk eshte paraqitur dhe i kthehet PD se bashku me aktet e tjera.

“Kjo do të thotë se në këtë mënyrë bie edhe sebepi i vetem i paraqitur nga opozita per procesin e plotesimit te vendeve vakante ne Autoritetin e Mediave Audiovizive. Vendim ky qe i heq PD edhe pretendimin e fundit te paraqitur prej saj si pengese per t’u bere pjese e perfundimit te procesit te plotesimit te vakancave ne AMA me anetarin e shtate dhe te fundit. Nje anetar qe sipas ligjit, kerkon mbeshtetjen e opozites per t’u zgjedhur”, nënvizon Peza në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?