Peza i përgjigjet Bashës

Deputeti i PS, Alfred Peza ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha

Postimi i Pezës në Facebok:

Përgjigje një statusi në FB të kryetarit të PD: Lulëzim! Ky demokrati yt i orëve të para që paska drejtuar revoltën e studentëve ushtarak kundër diktaturës dhe s’ka kurajo të thotë as emrin, ose më ka ngatërruar mua me Bujar Nishanin ose të ngatërron ty qëllimisht në këtë histori me të cilën ti nuk ke lidhje! Po unë s’kam punë me këtë tipin pa emër, po me një emër të përveçëm dhe të njohur nga të gjithë: Flamur Noka!
Pse nuk përgjigjesh për fshehjen që Flamur Noka i ka bërëbashkëbisedimeve të faktuara me oficerët e UDB-së kur është ndaluar në vitin 1991?!
Pse i dredhon përballjes me një fakt konkret që implikon rëndë një deputet të PD-së në shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit?!
Pse replikon me të shara e me letra anonime ndërkohë që je i dyshuar publikisht tanimë si një marifetçi i madh dhe i papërgjegjshëm që u rrokanise kokën shqiptarëve e ndërkombëtarëve për 19 kriminelet imagjinare të PS në Parlament?!
Mirë nuk gjete jo 19, po asnjë, sepse nuk kishe ku i gjeje, pasi s’ka të tillë, po të paktën përgjigju për Flamur Nokën…
Unë e di pse s’përgjigjesh, sepse ti s’ke sesi përgjigjesh, përderisa nuk je vetja, po vetëm çiraku i ustait plak, Saliut! Po të paktën si çun Hollande gjej një mënyrë më të sjellshme për të mos thënë atë që nuk thua dot se bëhesh fare banal kur deri edhe jargët i ke të plakut!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?