Peza:Blushi të thotë kush kërcënon deputetët dhe unë lë mandatin
Në emisionin e Fevziut deputeti Peza e sulmoi deputetin Blushi, ndonëse përsëriti 20 herë se “e kam mik”. Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza i bëri një sfidë kolegut të tij Ben Blushi që të zbulojë emrin e deputetes që është kërcënuar se do t’i pushonin vajzën nga puna nëse mbështeste tezat e tij.
Pak ditë më parë Blushi tha se një kolege i kishte treguar në konfidecialitet se një deputete e PS-së ishte kërcënuar nëse e mbështeste. Në emisionin “Opinion”, Peza tha se nëse Blushi tregon emrin e deputetes dhe kush e ka kërcënuar atë ai do të kërkojë ndëshkimin e tij. “Ose ai ose unë në parlament” – tha Peza. Në panel i thanë se ai mund të jetë kriminel. “Kush është kriminel në PS?” – pyet Peza duke shtuar: “Tom Doshi, Saimir Tahiri, Musa Ulqini, Niko Peleshi?” Ai e ka konsideruar veten “mik” të Blushit, por e rreshtoi veten te ata “miq” që i japin të drejtë Edi Ramës, duke e masakruar realisht Blushin.