Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit

Të martën Partia Demokratike publikoi dokumente të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i PS, Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike. Kjo ka sjellë pezullim të konstituimit të këshillit bashkiak të Shkodrës dhe betimin e kryetarit të ri të bashkisë, Valdrin Pjetri.

Vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga PS-ja. Kur mandati i i kryebashkiakes aktuale, Voltana Ademi përfundon zyrtarisht më datën 20 gusht, sekretari i Këshillit dhe prefekti i Shkodrës ende nuk kanë caktuar një datë për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak

PS duket se do të lërë në heshtje konstituimin e Këshillit Bashkiak deri në marrjen e një përgjigje nga Prokuroria për Pjetrin. Ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumentave zyratre dhe “Deklarim të rremë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?