Pezullohet nga detyra kreu OFL
Vetëm pak muaj pasi rezultoi i pastër në tre shtyllat e vettingut, drejtori i Drejtorisë Qëndrore, në departamentin e policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra.
Ende nuk janë të ditura arsyet e këtij vendimi, i cili mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut. Shkëmbi mbante edhe detyrën e kreut të Task Forcës në “OFL”.
Ndërsa Partia Demokratike e akuzoi si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Shkëmbi bashkë me Albert Dervishajn dhe një sërë emrash të tjerë, sipas demokratëve kanë shërbyer në strukturat policore të diktaturës komuniste, duke shkelur ligjin që u ndalon këtyre figurave aktivizimin në poste kyçe në Policinë e Shtetit.