Pirro Dhima në lot për fatin e Greqisë, “mund të kthehet si Shqipëria e Enver Hoxhës”
Deputeti i PASOK-ut në Greqi, Pirro Dhima, papritur nisi të qante teksa ishte i ftuar në studion e Skai TV në Greqi, ndërsa po fliste për krizën e fundit greke.
Ai tha se një “jo” në referendumin e së djelës do ta kthejë Greqinë si Shqipërinë e kohës së Enver Hoxhës. – “Kam frikë, trembem. Jo për veten, por për fëmijët. Unë i kam jetuar këto vështirësi në Shqipëri,” tha Pirro Dhima mes lotëve.
Kujtojmë se Pirro Dhima ka lindur në Himarë dhe e nisi karrierën sportive në Shqipëri gjatë regjimit komunist, por pas hapjes së kufijve, në fillim të viteve 90’, ai shkoi në Greqi dhe përfaqësoi shtetin helen në sportin e peshëngritjes. Pirro Dhima u shpall tre herë radhazi kampion olimpik me Greqinë dhe falë sukseseve të tij, pas karrierës i është futur politikës, ku dhe vazhdon të jetë deputet i së majtës. Deklaratat e tij kanë qenë shpesh fyese ndaj kombit ku edhe u rrit dhe u formua si sportist.