Pistoleta e Strazimirit, reagon PD
Partia Demokratike ke reaguar sot lidhur me armën që ka pasur sot gjatë protestës deputeti i PD, Gent Strazimiri.
Deklarata e PD:
“Sqarim për të gjitha organet e shtypit dhe propagandës të Partisë dhe pushtetit: Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më “Policia e Shtetit”, dhe jo Gent Strazimiri!
Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit, është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje!”
KOHA JONË SONDAZH

