Pitella: Rezultati i zgjedhjeve, shenjë që shqiptarët kërkojnë të ndërrojnë faqe

­Grupi Social-Demokrat evropian ka uruar koalicionin PS­-LSI për fitoren në zgjedhjet vendore.

Kështu, presidenti i Aleancës Progresive të Social Demokratëve Evropianë, Gianni Pitella, u shpreh se rezultati është një shenjë që tregon se shqiptarët duan të kthejnë faqe.

“Urimet më të sinqerta kryebashkiakëve socialistë. I ftoj që të zbatojnë reformat progresiste. Rezultati ishte mbresëlënës, përfshirë edhe Tiranën. Rezultati është një shenjë që tregon se shqiptarët duan të kthejnë faqe. Zgjedhjet lokale ishin një tjetër hap përpara në konsolidimin e demokracisë”­ u shpreh Pitella. 

 

SHKARKO APP