Pjerin Ndreu, kreut të opozitës, Bashës: Shihemi në gjyq!

Kryebashkiaku i ri i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ftuar publikisht kryedemokratin Lulzim Basha për një vizitë në zyrën e tij, për të folur për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit.

Ndreu shkruan në “Facebook” se Basha ka rol për të luajtur në planet e zhvillimit, ndërsa i përgjigjet i prerë akuzave të tij se është i inkriminuar.

Duke paralajmëruar përballje në gjykatë, Ndreu thekson se as Basha dhe as Perëndia në qiell nuk ka shansin t’i gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për Lulzim Bashën!

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti kryetar i opozitës të pres për një vizitë në Bashkinë e Lezhës ku të diskutojmë për zgjidhjen e problemëve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol për të luajtur në planet e zhvillimit dhe jam gati të vëndos shiritin e të pres. Sa për inkriminimin tim së shpejti shihemi në gjykatë. As ti e as Perëndia në qiell nuk ka shansin të më gjejë qoftë një element sado të vogel inkriminimi. Kohë para teje janë bërë prova serioze nga më të zotë se ti për të më gjetur fakte e prova inkriminimi, por kanë dështuar me turp.

Lëri llafet në erë se i sqarojmë në gjykatë, por me thuaj kur do vish në Lezhë të pres!”, shkruan Ndreu.

Ditën e sotme, Lulzim Basha publikoi një listë me 27 zyrtarë të lartë të PS, të cilët sipas kreut të PD-së janë të inkriminuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?