Pjerin Ndreu: Berisha na futi në luftë me Jugun

Deputeti Pjerin Ndreu, që është nga veriu, ka replikuar me Berishën për deklaratën e tij se Rama është racist me veriorët. Sipas tij, është Berisha ai që i ka turpëruar dhe ulur kokën veriorëve. Ja komenti:

***

“Veriu ka pase nje rrezik te zi qe nga 1992 se eshte perfaqesuar nga Sali Berisha me nje te shkuar te dyshimte e komunist i devotshem. Ai beri 97 ku vdiqen te pakten 1950 njerez. Saliu mbahet si mobilizuesi i djemve te veriut kunder jugut ne 97, skenar qe as veriu e as jugu nuk e hengren duke e injoruar. Ai eshte autor i thyerjes se embargos duke furnizu makinerine Serbe. Ai zhduku Remzi Hoxhen. Ai dhunoi e rrahu kundershtaret politik brenda e jashte partise. Vrau 26 vete ne Gerdec ne nje makuteri 첾嗇timi te pashembullt. Vrau 4 te pafajshem ne bulevard. Vodhi me Lulushin rrugen e kombit. Shiti detin. Shkaterroi shtetin. Pasuroj familjen ne kurrizin e shqiptareve. Veriu ka nxjerre Gjergj Kastriotin, Luigj Gurakuqin, Pashko Vasen, Fishten etj. Veriut ja ka ule koken Sali Berisha me zullumet e pafund e percarjen qe ka mbjelle. Eshte i vetmi njeri qe nuk mund ti beje avokati veriut se damka qe i ka vene eshte e rende dhe do ngelet per gjate ne trupin e brishte te verioreve te ndershem, trima e bujare.Hesht me mire se plaga rrjedh e ti ushqehesh me dhimbjen e veriut qe ti aq keq e neperkembe ! Ti nuk na perfaqeson dot por na turperon ne sy te shqiptareve dhe te gjithe botes”, shkruan Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?