Pjerin Ndreu: Demokratët më thonë, mos e rrihni më Strazimirit se rritet në përgjegjësi

 

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë për dy deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, ka shkaktuar debate të ashpra sot në Kuvend.

Jozefina Topalli tha se nuk ka mbetur gjë tjetër veçse që deputetët të vriten, që të dënohen nga gjykata.

Por, asaj i është përgjigjur Pjerin Ndreu, që i ka kujtuar vrasjet nën qeverisjen demokratike.

Debatet

Jozefina Topalli: Nuk hyj në kategorinë e njerëzve që mbyllin gojën… Vendimi i djeshëm i gjykatës është i padrejtë i shkruar nga kryeministri dhe i dhënën nga gjykatësit. Opozita është e ndaluar të akuzoi qeverinë. O do mbyllin gojën, o do dhunohen… Të vritemi, mbase do shpresojmë që Gjykata e Lartë do të marrë vendime të drejta.

Genc Pollo: Dhuna në parlament, e filmuar me zë dhe figurë me një video që nuk u kontestua si ajo tjetra, i shpallin agresorët të pafajshëm si njerëz që nuk kanë lidhje me çështje penale, se ndëshkimet i jep Kuvendi. Gjëja e parë që duhet të bënte kryeministri ishte përjashtimi nga grupi parlamentar. Nëse nuk kishte guxim ta bënte këtë, të paktën t’i distanconte, të mos i merrte me vete në fushatë.

Pjerin Ndreu: Unë e di që vendimi i gjykatës i tmerron këta të opozitës. Se këta kanë vrarë njerëz në bulevard e Gërdec, e nuk i është skuqur faqja. Janë aq të irrituar sa marrin në telefon pa pikën e turpit dhe thonë aman mos i bini më se na rritet në përgjegjësi Strazimiri. Më vjen shumë keq që këta njerëz që kanë në kurrizin e vet nga 1 mijë zullume…kështu që shqiptarët mund ta shohin, ju nuk e interpretoni dot ligjërisht se nuk keni as kulturë as njohuri.

Jozefina Topalli: Vendimi i djeshëm është vendimi më i zi që Gjykata e Lartë ka dhënë. E përsëris, ai nuk është vendim i gjykatësve është i shkuar nga kryeministri, Edi Rama dhe i lexuar nga Gjykata e Lartë. Opozita më nuk mund të ngrejë asnjë akuzë ndaj mazhorancës. Që nga ai vendim opozita vetëm duhet të heshtë, kjo përkthehet që ne nuk mund të ekzistojmë më, vetëm nëse do të na vrasin do të ndihet se ne jemi opozitë.

Erion Braçe: 4 nga ata 5 gjyqtarë i ka votuar kjo zonja në fjalë, unë kam qenë kundër, zonja i ka votuar.

Bedri Hoxha: Kam qenë dëshmitar okular në ngjarjen që e pa gjithë Shqipëria dhe unë nuk u thirra për dëshmi. Që ne i kemi votuar ata gjyqtarë nuk ka asgjë të keqe.

Ilir Meta: Dakord!

Bedri Hoxha: Jo dakord se kështu thoni gjithmonë ju.

SHKARKO APP