Pjerin Ndreu: Do ishte nder nëse PS me kandidon për kryebashkiak në Lezhë

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka deklaruar se nëse PS e kandidon për kryebashkiak në Lezhë, do ta konsideronte.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Ndreu tha se do ta konsideronte nëse Partia Socialiste e shikon si të mundshme kandidimin e tij.

Pjesë nga deklarata

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilva Tare: Madje doli dhe emri juaj si kandidat i mundshëm për bashkinë e Lezhës?

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjerin Ndreu: Unë nuk kam shpallur kandidaturën por edhe nëse forca politike e imja ma kandidon mua do ishte nder të përfaqësoj qyetarët e Lezhës, ashtu siç i përfaqësova me shumë korrektesë në kandidimin tim si deputet.

Ilva Tare: Pra nëse do të ketë zgjedhje …ju di të kishit…

Pjerin Ndreu: Është tjetër kush që ka shpallur kandidaturën, është një person tjetër dhe ju dini, por unë nuk e shpall kandidaturën. I takon forcës politike

Ilva Tare: Dakord, por nëse ju kandidon forca politike do të dëshironit të ishit?

Pjerin Ndreu: Do ta konsideroj nëse forca ime politike gjykon se unë do jem kandidati i mundshëm për bashkinë e Lezhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?