Pjerin Ndreu i PS kërkesë Tahirit: Mos e hidhni në rrugë si leckë Artan Didin

 

Deputeti i PS Pjerin Ndreu i kërkon ministrisë së Brendshme dhe qeverisë që të mos e hedhë në rrugë Artan Didin, pasi ai i ka shërbyer më së miri vendit dhe me devotshmëri policisë.

“Artan Didi është viktima e radhës, megjithëse e kaloi me shumë lavdi periudhën e drejtimit të policisë së shtetit. Si ish drejtues i lartë policie, i pari që kam dhënë dorëheqjen nën presionin e politikës së kriminalizuar jam në krah të Didit, duke kërkuar përgjegjshmëri nga politika, që drejtuesit e policisë të mos hidhen në rrugë si lecka sepse janë një aset që shteti ynë i ka me pakicë. Dorëheqja e tij gjithsesi është akt qytetarie e përgjegjshmërie por që flet shumë pë rata që duan ta kuptojnë” shkruan Pjerin Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe pse Didi dha dorëheqjen dhe kjo u miratua nga kryeministri, Ndreu fajëson “stanin e llumit të PD” siç thotë ai që bëri drejtues policie, marangozë, kaldaistë, zooteknikë, agronomë etj “duke e kthyer policinë e shtetit në një parcel eksperimentale që krimi të livadhiste si ti donte qefi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?