Pjerin Ndreu: Ndarja territoriale nuk është çështje parcelash
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu është shprehur kundër një ndarjeje të re territoriale. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të reformës territoriale, ai theksoi se me formulën aktuale të gjithë janë të përfaqësuar me këshillin bashkiak.
“Të marrim rastin e Lezhës që është përqendruar në një. Problemi më serioz nuk janë elementët që janë të realizuar. Përfaqësimi është realizuar. Çdo njësi vendore është e përfaqësuar në këshillin bashkiak. Jo me një.
Por me dy dhe tre persona. Ky është argument pa sens. Kush të dojë mund të vijë dhe të marrë emrat e këshillit bashkia. Nëse duhet të përfaqësohet për çdo shtëpi dhe derë ky është problem tjetër. Unë konstatoj gjatë kohës që drejtoj problem është mënyra e menaxhimit. Pse një dy apo 5 bashki difektojnë ne të dalim në konkluzione”, deklaroi ai.
Ndreu theksoi se bashkitë janë të vetmet institucione që kanë ulur borxhin në 50%. “Bashkitë janë të vetmet institucione që e kanë ulur borxhin 50%. Unë e kam marrë bashkinë me 4.6 mld lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se 1 miliardë. Bashkitë që kanë ulur borxhin do të thotë se kanë performuar në nivele të mira. Ngrihet problematika e mosdhënies së shërbimit në zonat rurale. Nëse organizon punën dhe ngre strukturat arrin.
Sistemi i vjeljes së taksave në zonat rurale është i vështirë. Nëse ke 4 vjet reformë territorial dhe nuk ke të dhëna të sakta apo taksa arbitrare që i vë të gjithëve njësoj për territore të ndryshme. Të paguajnë njësoj taksën e pastrimit kjo është absurde. Duhet punë”, deklaroi Ndreu.