Pjesë e bllokut të BE-së, Shqipëria të arrijë…

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka bërë të qartë se asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që kërkon anëtarësimin në BE, nuk duhet të bashkohet me bllokun pa pranuar parakushtet për migracionin. Lejimi i migracionit shihet si një nga shkaktarët kryesorë të vendimit të Britanisë për të dalë nga BE-ja.

Në një takim me udhëheqësit europianë në Bullgari, Presidenti francez tha se Brukseli ndeshet me një rrugë shkëmbore për zgjerimin. Shumë shtete anëtare kundërshtojnë vendet nga Ballkani Perëndimor si: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje Herzogovina dhe Kosova.

Macron ka kërkuar nga BE-ja të vendosë masa për bllokimin e emigracionit, përpara se këto shtete të ftohen për t’u bashkuar me bllokun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur në Sofje, francezi tha: “15 vitet e fundit kanë treguar një dobësim të Europës duke menduar zgjerimin e saj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Daily Express”, shkruan se: ”Shqipëria duhet të arrestojë grupet kriminale brenda dhe jashtë vendit, për të patur shansin e sigurimit të biletës për anëtarësimin në BE. Një zyrtar i BE-së tha: “Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është zbatimi i reformave, dhe durim”.

Burimi: Daily Express/R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?