Pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputet, Nishani: Model i qeverisjes së ardhme

Ish-Presidenti Bujar Nishani, është pjesë e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, organizëm i ri për një parti shqiptare. ”Më lejoni të them që është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe jo të lehtë në lidhje me interesat e Shqipërisë dhe qeverisjes së ardhshme”.

Sipas tij, komisioni me 5 anëtarë që përtej tij përfshin Besnik Mustafajn, Mark Markun, Genc Rulin dhe Enriketa Papën, do të jetë pjesë e një procesi që ”integron punën e këtij Komisioni, punën e strukturave të PD dhe propozuesve, që mbetet shtylla kryesore, si dhe atë të kryesisë së Partisë. Duam të jemi seriozë në këtë proces, sepse është modeli i qeverisjes së ardhme, liste duhet sa më serioze, që mos të përfaqësojë vetëm interesat e PD, por edhe ato të qytetarëve”,- tha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, Nishani që është edhe kryetari i Këshillit kombëtar të PD, tregon edhe disa nga kriteret që do të përdoren në vlerësimin e kandidatëve të shumtë të propozuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Integriteti personal, kontributet shoqërore dhe politike, influenca në komunitetin që duan të përfaqësojnë, kohezioni me vlerat me të cilat është rritur dhe formuar Partia Demokratike, thjeshtësia me elektoratin dhe sigurisht aspekti moral i kandidatit”, radhit Nishani, duke u shprehur optimist se figurat e zgjedhura në Komision do të bëjnë një punë të mirë, sepse janë “njerëz që nuk janë bërë kurrë konformistë, që kanë ruajtur parimet e tyre dhe kanë një dëshirë të mirë për PD por edhe për alternativën e re për të qeverisur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?