Pjesë e tretë e Kuvendit, Rushaj: Rama të vijë këtu e të dëgjojë mendimin e opozitës
Ka nisur në sallën e Kuvendit, pjesa e tretë e seancës maratonë për programin e qeverisë ”Rama 3”. Që në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ka kërkuar prezencës e kryeministrit Edi Rama në sallë.
”Ai ka të drejtë të diskutojë me ju për datën dhe zotëria duhet të jetë këtu kur flitet për programin e tij qeverisës. Propozojmë të ndërpritet seanca, kryeministri të vijë këtu dhe të nisim debatet për çfarë ai propozoi që të ndodhë në katër vitet e ardhshme.
Është kushtetuese dhe logjike zonja kryeparlamentare. Propozojmë të ndërpritet seanca dhe kryeministri të dëgjojë zërin e Opozitës.
Po të ishte seancë normale do të zhvillohej nesër. Ose e gjitha që u bë është e pavlefshme, na thatë se kryeministrit duhet të rregullojë axhendën. Tani duhet të vijë në respekt të qytetarëve. Të dëgjojë çfarë mendojnë përfaqësuesit e atyre që kanë votuar”.