Pjesë nga libri i Blushit:” Letër një socialisti”
Si mund të mundet varfëria, si të luftohet analfabetizmi, si të mbrohet shtresa e mesme, si të shmanget rrejedhja e trurit ? Këto janë disa nga dilemat që ngre Ben Blushi në librin e tij « Letër një socialisti ». Tek kapitulli « Shqipëria » bëhet i cili jo vetëm jep sugjermime për një qeverisje më të mirë por duket mirëfilli si një program i majtë, ambicioz dhe koherent, për një Shqipëri krejt të ndryshme nga kjo që kemi prodhuar sot. Por çfarë propozon konkretisht kundërshtari i Ramës në PS ? Ja propozimet e Blushit. Ato fillojnë me atë që quhet:
Paketa e dinjitetit
Ja se çfare ve re Blushi: “Sipas statistikave të besueshme janë më shumë se 15 për qind e shqiptarëve të cilët jetojnë në kufirin e dinjitetit me më pak se 2.5 dollarë në ditë dhe gati nje e treta e popullsise ose 31.2% sipas Bankës Botërore, nuk arrin dot të kapërcejë kufirin e të ardhurave 5 dollare në ditë e thënë në mënyrë më direkte, një familje me 5 anëtarë disponon cdo muaj vetëm 90 mijë lekë të në total, ose afërsisht 18 mijë lekë për çdo pjesëtar, pra edhe nën nivelin e pages minimale” .
Pikërisht për këtë ai propozon: pagesën nga shteti, pra falas, të minimumit të domosdoshëm të energjisë elektrike për të gjithë ata që jetojnë me ndihmë ekonomike. afërsisht 100 mijë familje, apo 400 mijë qytetarë që jetojnë me më pak se 40 dollare në muaj, ose rreth 40 lekë për person në ditë. Atyre duhet t’u sigurohet nga shteti ndriçimi, ngrohja dhe konsumi i televizorit. dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të varferit në jo më pak se 10 mijë lekë .
Rritja e pagës minimale me 50 %
Blushi vëren se në Maqedoni paga minimale për orë pune është 3.2 euro. Në Bullgari 3.7 euro. Në Kroaci 8.8 euro. Në Shqipëri ajo shkon maksimumi 1.5 euro në orë ose 54 për qind më e ulët se në Maqedoni. Prandaj ai propozon dyfishimin e saj : « Rritja e konsiderueshme me të paktën 50 për qind të pagës minimaledo t’i nxisë punëtorët të shtojnë konsumin dhe nivelin e tyre të jetesës si dhe do të rritë taksat për buxhetin e shtetit ».
Vëmendja për shtresën e mesme
Duke u nisur nga principi se « Padrejtesisht sot në Shqipëri taksohet më shumë mendja se kapitali. Më shumë ideja se pasuria. Më shumë puna se prona » Blushi bën thirrje për më shumë vemendje për shtresën e mesme (shiheni të plotë poshte idenë e tij për këtë). Ndaj ai propozon edhe rritje pagash për administratën : « Paga mesatare për orë pune në Europë është 24 euro për orë. Rritja e pagave per administratën privat, pagat mund të rriteshin menjëherë në masën 10 për qind vitin e parë, 10 për qind vitin e dytë dhe repektivisht 15 për qind në secilin nga dy vitet e tjera. Kjo rritje pagash e balancuar me një politikë më të kujdesshme fiskale, do të rriste me shpejtësi konsumin duke i dhënë dinjitet dhe duke forcuar shtresën e mesme të vendit që mbetet shtresa mbi te cilën ekperimentet e shpeshta kanë dhënë goditjen më të fortë ».
Arsimi i mesëm i detyrueshëm
I nisur nga parimi se: “Një shoqëri e paarsimuar është e destinuar të dështojë dhe të prodhojë varfëri, korrupsion dhe emigrim” Blushi arrin në përfundimin se: “Arsimi duhet konsideruar si ekonomi. Vetëm përmes ndryshimit në arsim ne mund të jemi konkurues në një rajon që sot investon pa përjashtim më shumë se ne në shkolla.Çdo vend i rajonit investon më shumë se 5 % të buxhetit në arsim, ndërsa ne kemi mbetur në kuotën 2.2-2.8 %. Kuota e detyrueshme e shpenzimeve në arsim duhet të jetë e detyrueshme jo më pak se 5 për qind”. Pikërisht për këtë ai propozon: “Sot katër fëmijë në dhjetë nuk shkojnë në shkollë të mesme. Familjet e varfëra dhe në nevojë sidomos në fshat nuk i cojnë fëmijët në shkollë të mesme për të kursyer kosto të tepërta ose për ti mbajtur fëmijët si ndihmës në punë. Është e domosdoshme që cikli i mesëm, pra gjimnazi në Shqipëri të bëhet i detyrueshëm.
Ndjekja e shkollës nuk duhet të konsiderohet një e drejte fakultative por një detyrim që cdo fëmijë dhe familje i ka shoqërisë. Prandaj detyrimi per shkuar në shkollë nuk është vetëm një e drejtë por edhe një detyrim i sanksionuar me ligj dhe i kontrolluar me ligj.
Ku do të dalin paratë?
Natyrisht, kjo është pikpyetja më e madhe e platformës Blushi. Po lekët ku do të gjenden për rreth 100 miliardë lekë më tepër që kërkojnë këto reforma? Ky është në fakt një debat ekonomistësh për të parë se sa i rrealizueshëm është. Porn ë mënyrën e tij, Blushi i ka dhënë përgjigje edhe kësaj pikpyetjeje në librin e tij (duhet lexuar e plotë kjo pjesë tek Letër një socialisti). Por ai nidet nga principi se:“Shpenzimet për paketën e dinjitetit, arsimin, dhe rritjen e pagave në sektorin publik nuk do vijnë nga rritja e taksave dhe as nga rritja e borxhit publik. Borxhi duhet të përdoret vetëm për investime ndërsa ekuilibrimi real i taksës progresive si dhe mirëadministrimi i të ardhurave duhet të shkojnë drejtpërsëdrejti per të rritur pagat, ndihmën ekonomike dhe pensionet” A mund të qëndrojnë ekonomikisht këto propozime: debate mbetet i hapur.
Si duhet mbrojtur shtresa e mesme?
Nga Ben Blushi
Shtresa e mesme mund të jetë faktori kryesor
i rritjes në Shqipëri.
Fatkeqësisht barra fiskale për shtresën e mesme
ështe rritur në vitet e fundit. Sot një ekspert
banke tatohet më shumë se pronari i bankës.
Një gazetar paguan më shumë taksë se botuesi
i tij. Një profesionist që punon në një biznes
privat si administrator, taksohet shumë më
shumë se pronari i kompanisë. Pra një njeri
i arsimuar, i cili fiton 1000 euro, paguan më
shumë taksë se dikush që fiton 1 milion euro.
Respektivisht ai që e ka rrogën mbi 1000 euro
paguan 23 % taksë ndërsa ai që fiton 1 milion
euro taksohet 15 %. Ky është një deformim
progresiv i taksës progresive.
Taksa progresive u aplikua keq duke u kthyer
në një ngarkesë të pajustifikuar fiskale për një
shumicë profesionistësh të arsimuar afërsisht
11 mije, të cilët përbëjnë motorrin ekonomik
të vendit si dhe përfaqësojnë mendimin e tij
të pavarur. Taksa progresive thjesht u ideolog-
jizua dhe u deformua në një slogan elektoral
pa vlera praktike. Koncepti “kush fiton më
shumë paguan më shumë” përfundoi thjesht
si një barrë për shtresën e mesme dhe profe-
sionistët më të kualifikuar e shkolluar që ka ky
vend duke përjashtuar realisht ata që fitojnë
me shume, pra pronarët e kapitalit.
Shtresa e mesme parimisht mbetet aleate e të
gjitha reformave.Sa më shumë njerëz të dalin
nga varfëria aq më e madhe është shtresa e
mesme dhe aq më shumë kontribuon ajo në
një progres të qëndrueshëm dhe në detyrimin
per arsimim. Padrejtesisht sot në Shqipëri
taksohet më shumë mendja se kapitali. Më
shumë ideja se pasuria. Më shumë puna se
prona.
Përgjatë historisë ne kemi vuajtur më shumë
se kushdo nga eksodi i mendjes. Kjo tendencë
vazhdon. Njerëzit e arsimuar kërkojnë të ikin.
Mungesat për specialistë, sidomos mjekë dhe
infermierë, në disa vende të Evropës do ta
zbrazin edhe më shumë Shqipërinë nga shtresa
e saj e mesme. Vetëm gjatë ditëve të fundit
Gjermania ka hapur mbi 5000 vende pune për
mjekë dhe infermiere shqiptarë. Nëse ky ritëm
ikjeje vazhdon Shqipëria do të vuajë për per-
sonel të kualifikuar në harkun e dhjetë viteve.
Në këto kushte ndryshimi i taksave për shtresat
e mesme të shkolluara është një emergjence
kombëtare.Sistemi i taksimit progresiv duhet
të zbutet për shtresën e mesme e cila përvecse
do inkurajohej të mos emigronte do kishte
edhe më shumë mundësi për shkollim, strehim
duke rritur të ardhurat e tatueshme si dhe
sigurimet bazë për pensionet e pleqërisë dhe
të shëndetit. Sa më e madhe të jetë shtresa e
mesme aq më pak të varfër ka, cka është një
parim të cilit Shqipëria nuk mund ti shmaget.
(Fragment nga “Letër një socialisti)
KOHA JONË SONDAZH

