Pjesëmarrja e grave në politikë, Rama: Kemi avancuar procesin

 

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në jetën politike dhe vendimmarrëse të vendit.

Në një takim të zhvilluar paraditen e së hënës në Kryeministri, Rama ka nënvizuar se, qeveria e tij ka punuar me ritme të shpejta në këtë drejtim. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa më shumë gra e vajza të përfshihen në jetën publike, aq më mirë do shkojnë gjërat. Në këtë periudhë është bërë një progres i jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Kemi vendosur disa pika referimi që nuk mund të zhbëhen”, ka deklaruar Rama. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Rama ka vlerësuar se, zhvillimi ekonomik dhe social i një vendi është i lidhur në mënyrë të pashmangshme me barazinë gjinore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?