“Pjesëmarrja më e madhe në histori”, Basha: E di barrën e rëndë të përgjegjësive që do të kemi pas 25 Prillit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme takimin përmbyllës elektoral në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë.

“I rrethuar nga qindra simpatizantë e mbështetës demokratë, Basha u shpreh se fitorja e PD-së më 25 Prill do të jetë më e madhja e 30 viteve.

Kjo është energjia e ndryshimit, ky është rrezatimi i njerëzve që kthejnë besimin te vetja, te fitorja, te Shqipëria. Ky është zëri, këto janë fytyrat që ngrihen në këmbë dhe thotë boll më! Ditën e dielë e rimarrim me votë për të gjithë Shqiptarët. Ja si rrezitin shpresa, se e nesërmja i takon shqiptarëve.

Ndryshimi i 25 Prillit nuk bëhet për partitë politike, ndaj mirë se vini ju 100-ra mijëra socialist të zhgënjyer.

Zotohem sot, nga ky shesh i shenjtores së madhe shqiptare se qeveria pas 25 Prillit do të jetë e shqiptarëve ndërsa unë do të shërbej kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

E di barrën e rëndë të përgjegjësive që do të kemi pas 25 Prillit, rrënojat që po lë pas ky që në 8 vite i ka lënë këto në kurrizin e shqiptarëve.

Nuk ka fuqi dhe forcë këtë që po vjen, i pandalshëm është ndryshimi, besimi juaj te Shqipëria, i pandalshëm është besimi im te ju populli i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Rini e Tiranës, pri ndryshimin! Rini e Shqipërisë, ju jeni ata që i ndezën shpresën në sytë e nënave tuaja dhe po i prini fitoren më të thellë.

Edhe 4 orë fushatë, edhe 2 dytë e katër orë për tu ndarë nga e keqja. Le ta derdhim këtë burim drite dhe shprese si qytetar”, ka deklaruar Basha.

SHKARKO APP