Pjesëmarrja në zgjedhje, Celibashi: 48.2%, por jo përfundimtare

Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit, sipas kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi është 48.2%. Zgjedhjet parlamentare 2021, pjesëmarrja është 1.5% më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017.

Po ashtu ai ka bërë me dije se ka nisur numërimi në KZAZ-të e Pustecit, Hasit, Memaliajt, Poliçanit dhe Konispolit.

”Transportimi i kutive është duke u kryer përmes procedurave të nevojshme. Sipas të dhënave të faqes zyrtare janë 48.2 %, por ende nuk është marrë informacioni nga të gjitha qendrat e votimit. Pjesëmarrja totale do të jetë pasi të numërojë procesi i numërimit”,-tha Celibashi.

SHKARKO APP