PKD-ja e Mark Frrokut: Drejtësia t’i shmanget presioneve politike

 

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë bëri një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të pranuar kërkesën e Prokurorisë për arrestin me burg të kryetarit të kësaj force politke.

PKD bëri të ditur se po e ndjek me vëmendje procesin e kryetarit të saj dhe shprehu besimin në pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit.

Partia parlamentare shprehu besimin e saj në pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit dhe i bëri apel drejtësisë që t’iu shmanget presioneve politike, si dhe i ftoi të gjithë që të bëjnë durim dhe të presin verdiktin.

PKD përfundoi duke thënë se do të jetë e angazhuar maksimalisht në zgjehdjet vendore, ku do të dalë me përfaqësuesit e saj në 61 njësitë bashkiake.

SHKARKO APP