Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u plagos në krye të detyrës. Duke i uruar shërim të shpejtë inspektorit Ilirjan Gavelli, nga ana tjetër Veliaj kërkon prej institucioneve të drejtësisë dënimin maksimal ndaj autorit i cili ishte skeduar edhe me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj
Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga. I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit.
Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik, as nga presidentët e lojtur, as nga rrugacët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymezojnë dhunën.
Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – që as zapton e as dhunon, e do progresin dhe refuzon t’i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t’i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet.
1/3
Sherim te shpejte Ilirianit tone te IMT pas plagosjes ne krye te detyres per infrastrukturen nga nje person me precedent penal, tashme ne pranga!
I kerkoj organeve te drejtesise rreptesi maksimale per kriminelin qe ngre dore per shkak te detyres ndaj punonjesve te shtetit!
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 12, 2022