Plan-Veprimi për Integrimin/ Meta: Skenar i ri i qeverise për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta ka paraqitur një sërë vërejtjesh lidhur me Planin e Veprimit të Qeverisë për Integrimin. Dokumenti që ka të bëjë më negociatat dhe plotësimin e 15 kushteve u propozua nga qeveria “Rama” në 9 qershor. Kreu i shtetit shprehet se dokumenti, përveç se nuk është hartuar në bashkëpunim me institucionet.
Kreu i shtetit shprehet se mënyra sesi është hartuar plani i integrimit, përfshinë skenar për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese.
15 kushtet e BE-së për integrimin
Këshilli i Bashkimit Europian në konkluzionet e tij të 25 Marsit 2020 thekson se: “Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme përpara zhvillimit konferencës së parë ndër-qeveritare:
- Të miratojë reformën zgjedhore, plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke siguruar transparencën e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore;
- Të sigurojë vazhdimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përkatëse përfshirë opinionet e Komisionit të Venecias;
- Të përfundojë ndërtimi i strukturave të specializuara që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar;
- Të forcojë më shumë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë përmes bashkëpunimit me vendet anëtare të BE dhe përmes plan-veprimit në përgjigje të rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force);
- Të trajtojë fenomenin e azilkërkuesve dhe të sigurojë riatdhesimin;
- Amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;
Komisioni do të hartojë një raport mbi këto çështje duke përfshirë dhe përparimin mbi një bazë të gjurmueshme të dhënash kur të prezantojë kuadrin negociator.
Kuadri negociator do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë që Shqipëria ka trajtuar me sukses 5 prioritetet kyçe si:
- Nisjen e procedimeve penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut;
- Nisjen e procedimeve kundër personave të akuzuar për blerjen e votës;
- Të ketë një bazë të gjurmueshme të dhënash solide për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen dhe përfundimin e procedimeve të para kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
- Përparim të mirëfilltë në reformën e administratës publike;
- Zbatimi i reformës zgjedhore;
- Një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019;
- Përparim të mëtejshëm në miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit kuadër për mbrojtjen e minoriteteve të vitit 2017,
- Miratimin e ligjit për regjistrimin e popullatës sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës;
- Përparimin e procesit të regjistrimit të pronës.
KOHA JONË SONDAZH

