Plani anti-KÇK, Spaho: Tentativë për të bllokuar SPAK e BKH, jemi pro Referendumit

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë se plani anti-KÇK që propozon kryeministri Edi Rama për luftën ndaj krimit të organizuar, për të e gjitha është një tentativë për të bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe Byrose kombëtare të Hetimit (BKH). Për të, kreu i qeverisë ka 7 vite që nuk ka luftuar ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi është pjesë e kësaj skeme.

”Ka pasur thuajse 7 vite në dispozicion të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, por nuk ka mund ta bënte këtë se ka qënë pjesë e kësaj skeme. Shqipëria sot është përzierje e oligarkisë, e kriminelëve, e të korruptuarve me pushtetin ekzekutiv që përfaqësohet nga vetë Edi Rama. Për rrjedhojë, çdo përpjekje e tillë nuk është vecse në të vërtetë tentative për të penguar ngritjene Spakut dhe Burose Kombëtare të Hetimit, ose për të vonuar sa të jetë e mundur bërjen efektive dhe luftës reale ndaj këtyre fenomeneve që janë karakteristikë e kësaj mazhorance”.

Nga ana tjetër, duke folur për Kushtetutën, Spaho tha se PD-ja mbështes Presidentin Ilir Meta, i cili do t’i drejtohet referendumit me 8 dhjetor për të mbrojtur kushtetutën. ”Është një nga të rëndësishmet. Rreferendumi është forma më e mirë e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Madje kemi pasur shembuj në të shkuarën ne vitin 1994 dhe 1998 kur janë organizuar referendume për të miratuar kushtetutën. Në këtë kuptim cdo insiative për të marrë në konsideratë vullnetin e qytetarëve është i mirëpritur dhe do të mbështetet nga PD”.

SHKARKO APP