Plani i Kushner për Sazanin, shpresë për qytetin bregdetar: Çmimet për apartamentet janë rritur me 200 euro për metër katror

Plani i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të investuar në vila luksoze në ishullin e Sazanit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Agjencia e Lajmeve Ndërkombëtare Reuters ka realizuar një reportazh për këtë projekt i cili pritet të nxisë ekonominë lokale dhe të joshë vizitorët.

Planet e Kushnerit, të cilat vendasit i quajnë “vilat e Trump”, po bëjnë bujë. Agjenti i pasurive të paluajtshme Flori Brahimaj tha se çmimet për apartamentet me një pamje mbi truallin e planifikuar të projektit tashmë janë rritur midis 100-200 euro për metër katror.

“Kur u publikua lajmi (për investimin e Kushnerit) çmimet filluan të rriten. Ka shumë zhvillues që thonë se do shes apartamentin me pamje te vilat e Trump. Çmimet janë tashmë të larta. Javën e kaluar çmimet janë rritur me 100 apo 200euro për metër katror si pasojë e atij lajmi”, tha Flori Brahimaj, Agjent i Pasurive të Paluajtshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liqenet alpine të Shqipërisë dhe vija bregdetare e paprekur kanë tërhequr një numër në rritje turistësh që kërkojnë një alternativë më të qetë dhe më të lirë për Greqinë dhe Kroacinë aty pranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?