Plani i PD për biznesin/Basha: Do luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli

Pas prezantimit të programit në ekonomi, arsim, shëndetësi etj, kreu i PD-së, Lulzim Basha këtë të hënë prezantoi prezantoi për qytetarët dhe planin që ka ndërtuar selia blu për të bërë biznes në Shqipëri dhe atë të luftës kundër korrupsionit.

Basha mori një tjetër angazhim sipas të cilit objektivi është që Shqipëria të futet mes 30 vendeve më të mira për të bërë biznes, duke përmendur dhe disa nga problematikat me të cilat përballen investitorët aktualisht në vendin tonë.

”Ne do të vendosim një moratorium 1 vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Do ta ulim dhe do ta kufizojmë me ligj edhe numrin e inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Do të përgjysmojmë afatet ligjore për çdo leje që kërkon vendimmarrje shtetërore, nga 60 ditë për lejet mjedisore të tipit A në vetëm 30 ditë. Do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh, por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është motori i ekonomisë shqiptare”, tha Basha.

SHKARKO APP