Plani i ri urbanistik i Bashës, PD do të anulojmë marrëveshjet me OSHEE

Nga Durrësi, Lulzim Basha u bëri publik shqiptarëve një tjetër angazhim kur të vijë në pushtet që fatura që ata duhet të paguajnë 25-28 mijë Lekë në muaj tek OSHEE të hiqet. Basha theksoi se PD do të konfiskojë të gjitha pasuritë e zyrtarëve të korruptuar aktualisht ne pushtet si dhe të ortakëve të tyre.

Nga ana tjetër, Basha këmbënguli serish tek rritja e pagave të mësuesve dhe mjekëve ndërsa tha se PD-ja në qeveri do të zbatojë një plan urbanistik të mirëfilltë në zona që janë harruar nga qeveria “Rama”.

Sipas Bashës shuma e parave që janë derdhur për fasada gjatë këtyre 8 viteve do të kishte mundësuar urbanizimin e të gjitha zonave të mëdha informale në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Kandidati i vetëm për kryeministër përballë Ramës premtoi dhe ndërtimin e një fakulteti të mjekësisë në Tiranë.

SHKARKO APP