Plani për mbrojtjen e votës, Presidenti Meta: Do ta prezantoj në ditët në vijim, larg duart nga vota e lirë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nga sheshi ”Nënë Tereza”, ku mbështeti aktivistët për mbrojtjen e lumit Vjosa, ndër të tjera foli edhe për planin që ka Presidenca për mbrojtjen e votës së lirë në zgjedhjet e 25 prillit.

Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim. Nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht se niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini ju dhe që e di e gjithë bota. Zgjedhjet janë një kusht i pakapërcueshëm nga BE për çeljen e negociatave. Të gjithë të mbajnë duart larg nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile dhe europiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre. Është një gjë e mirë se përveç forcave politike, keni mundësi të shpreheni dhe për kandidatin që preferoni duke dhënë një mesazh të qartë që drejtuesit e partive duhet të promovojnë njerëz me integritet që të respektojnë Kushtetutën dhe të jenë shembull i respektimit të ligjit’‘,-tha Presidenti Meta.

SHKARKO APP