Plas arma për pronësinë mes kushërinjve! 1 i vrarë dhe 3 të plagosur në Lushnjë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Garunjas në Lushnjë, babai dhe 2 djemtë janë qëlluar me armë gjahu nga 2 kushërinjtë e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30.
Policia bën me dije se se ka mbetur i vdekur shtetasi R. Hasalla 30-vjeç ndërsa janë plagosur, i ati i tij, Sh. Hasalla 65 vjeç dhe 2 vëllezërit E. Hasalla e L. Hasalla.
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit K. Hasalla dhe A. Hasalla.
Sipas hetimeve paraprake ngjarja e rëndë ka ndodhur për motivet pronësie. Mësohet se 2 familjet kanë pasur konflikte dhe probleme për disa vite.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
KOHA JONË SONDAZH

