Plas debati mes Jolezës dhe FRESSH-istave: Hesht, se na le me damkë!

Pasi u largua nga posti i kryetares së Forumit Rinor Eurosialist Shqiptar, Joleza Koka, duket se është vënë sërish në shënjestrën e komentuesve për një status të sajin në Facebook. E këtë herë, komentet aspak pozitive, i vijnë nga forumi që ajo drejtoi.

E angazhuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Koka ndau në facebook, një foto ku prezantonte telefonin e përdorur nga Obama në 2008, e ku mungoi një thumb  ndaj ish-kryeministrit Berisha por një thumb të madh ndaj pararendëses së saj, Elisa Spiropali.

“Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë. I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi. Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në fressh, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur. Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani :))) dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale”,- shkruajti Joleza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ky stats nuk është lënë në hije nga FRESSH-tët, ku ndaj saj, u hodhën komente të tipit: “Dhe çdo të thuash ti? Një dreq e merr vesh”, “Ti je rehat o goc”, “Haha kjo ose esh gjith kohen xurxull ose tallet me ne”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Nuk kanë munguar as ironitë e tipit “Dhe telefoni paska fjetur me Obamën dhe është zgjuar, por ka edhe nga ata që e ftojnë të heshtë më mirë pasi ajo u bë e famshme vetëm me skandalin e saj. “T’i ishe kryetare vetëm kur bëre skandalin tënd” dhe “Bën mirë të heshtësh se na ke lënë me damkë”, i shkruan një tjetër.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?