Plas debati në Parlament! Sali Berisha: Qetësoni ministret e eksituara

Kanë plasur debatet në Parlament me një gjuhë jo fort të përshtatshme për atë sallë.

Debati nisi nga Taulant Balla, i cili i tha Sali Berishës se i vjen te fundbarku i kalit të Skënderbeut kryeministrit Edi Rama.

Fill pas kësaj ka reaguar deputeti Ferdinand Xhaferaj, i cili tha se Edi Rama e tregoi sa lider ishte në zgjedhjet e fundit, kur bëri ministre disa çupëlina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo deklaratë ngjalli reagime të forta nga ministret në sallë, të cilat i kërkuan Xhaferajt të kërkonte ndjesë, ndërkohë që nga foltorja Sali Berisha iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke i kërkuar të qetësojë “ministret e eksituara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga debatet:
Balla: Ramës, ti i vjen te fundbarku i kalit të Skënderbeut. Ai ka vënë një standard në politikë, i vetmi që s’ka marrë në mbrojtje askënd, bëje edhe ti, bëhuni burra e respektojeni këtë standard.
Xhaferaj: Pjesën e sipërme apo të fundit të barkut, nuk është dinjitoze të përdoret. Se çfarë lideri është Edi Rama u duk në zgjedhjet e fundit, që mori një grup çupëlinash dhe ty kryetar i grupit parlamentar të la prapë aty.
Nikolla: Duhet të kërkosh ndjesë për zonjat ministre, nuk mund të përdorësh këtë gjuhë. Hiqet fjala dhe kërko ndjesë. Nuk mund t’i etiketosh me atë gjuhë.
Kumbaro: Kërko ndjesë. Turp.
Nikolla: Shumë e rëndë.
Berisha: A mund të vendosësh paqe me këto ministre të eksituara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?