Plas grushti në studion televizive! Deputeti rreh pa mëshirë gazetarin (Pamjet)

Një skenë dhune e paprecedentë është regjistruar në një emision të kanalit TV100 në Turqi. Gjakrat u ndezën dhe panelistët përfunduan në përdorimin e grushteve, me një deputet që iu sul një gazetari.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt.

Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos me ton kërcënues në drejtim të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetares i ra të fikët, ndërsa emisioni u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?