Plas në Ballsh, naftëtarët tentojnë të futen në Uzinë. Policia përdor dhunën (Video)

Nuk ndalon në Ballsh. Ashtu siç paralajmëruan tre ditë më parë, naftëtarët e Ballshit kanë vijuar me përshkallëzimin e protestës këtë të hënë.

Ata po tentojnë të futen me forcë në uzinë. Para dyerve të rafinerisë është vendosur një kordon policie.

Kërkesat e tyre mbeten të njëjta.Tu shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe pastaj të mbyllin rafinerinë, ose të nisë puna në uzinë por me kontratë. Naftëtarët kishin arritur një dakordësi me kompaninë Allum Enterprises për rifillimin e punës, por ata thonë se u kanë dhënë vetëm një letër pa firmë e vulë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon”, – thotë njëri prej protestuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm që të tërheqë forcat e policisë nga hyrja e rafinerisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?