‘Plas’ në Vorë, LSI protestë për rezultatin: Të përsëriten zgjedhjet

 

Simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë duke zhvilluar një protestë në Bashkinë e Vorës. Sipas protestuesve rezultati në këtë njësi vendore, ku u shpall fitues kandidati i djathtë nuk është i rregullt.

Simpatizantët e LSI kundërshtojnë se dy kuti votimi janë të parregullta. Gjithashtu ata pretendojnë se procesi dhe rezultati është deformuar nga votues fiktivë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në protestë janë me qindra qytetarë, si dhe kandidati i majtë për këtë bashki, Luan Sallaku, të cilët nuk njohin rezultatin, me pretendimin se në lista ka pasur votues fiktivë.   Mësohet se protestuesit janë shfaqur me thasë me miell, duke kundërshtuar fitoren e APPD.  

Swiss Digital Mobile Reklama

"U deformuan zgjedhjet në Vorë, nuk heqim dorë nga drejtësia. Janë shtuar 600 votues fiktivë", kanë thënë protestuesit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?