Plas sherri në Kuvend! Deputetët përplasen për Ahmetajn
Sherr e Debate të ashpra në seancën e sotme të Kuvendit, ku çështja kryesore e diskutimit ka qënë “Ahmetaj”, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi nisi të lëshonte akuza ndaj Ermonela Felajt, me gjuhë të ashpër, ndërsa të tillë gjuhë ka përdorur edhe socialisti Erion Braçe.
“Palaço, mua më ka thënë kryemafiozi jot dhe kur vjen nga një hajdute si ty, një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit. Yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese.
Ti je një hajdute gjobaxhie. Je pjesë e dosjes. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve. Je fasada e inceneratorëve. Ti dhe një pjesë prej tyre keni shkuar dhe jeni bërë fasadë për inceneratorët. Mbylle gojën moj gore”, deklaroi ai.
Ndërkohë edhe Braçe i është kthyer Bardhit me të njëjtën gjuhë ndërsa dëgjohet të thotë:
“Mos na ça trapin”.
Më pas deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren dhe seanca është ndërprerë.
KOHA JONË SONDAZH

